Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Qytetari nxori fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia intervenoi me reanimim

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë e saj i kanë dalë në ndihmë një qytetari i cili e kishte nxjerrë një fëmijë nga Liqeni i Batllavës.

Sipas organeve të rendit, zyrtarët policorë kanë reaguar me reanimim kardio-pulmunal duke përmirësuar gjendjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë e marrë viktimën për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur në mesditën e datës 31.05.2026 dhe është regjistruar si “intervenim shpëtim jete”.