Pamje nga takimi i kryeministrit me banorët e Rugovës - Foto: ZKM

Kryeministri Mustafa Takon Rugovasit për Demarkacionin

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi e ka sjellë sërish në Pejë shefin e Qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa sot është takuar me stukuara të LDK-së dhe me banorët të Rugovës.

Sikur edhe pas takimit të para një jave, kryeministri u largua pa u prononcuar për mediat.

Njëri nga banorët e Rugovës që ishte prezent në takim tha së gjatë diskutimit për vijën kufitare është përmendur edhe lufta. Sipas tij, deklaratat e kryetarit të Pejës kanë qenë të pamatura.

“Unë u çudita me Muhaxherin. Por, nuk është për t’u çuditë se ky ka ardhë prej ORË-s në LDK. Ky i foli dy fjalë: unë tha jam ma luftëtar se Rugova, unë kur dal me luftu me mbrojtë Rugovën ju tha keni me ikë tanë. Domethënë ky e paska pasë mbrojtur Rugovën qe 1000 vjet. Ajo s’është e vërtetë. Po ku thuhet ajo, po nejse”, tha Iber Nikçi pas takimit.

Ai ka shtuar së kryeministri Mustafa nuk ka folur asnjëherë gjatë takimit me rugovasit.

“Kryeministri nuk foli kurgjo, shkoi. Ka qenë takim me banorë të Rugovës ku shumica i kemi shprehur mllefet tona, brengosjet tona, toka jonë po na merret. Nëse merret ajo tokë është sikurse me na qitë bombën atomike”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, pas takimit tha për media se ka pasur vetëm shtyrje me fjalë se kush është më patriot.

“Ato janë argumente së kush është më patriot e kush është më pak atëherë dalim me fjalë i mujmë tonë. Po thash nëse oshtë puna me dal me luftu une dal në kufi e nuk iki atje”, tha ai.

Ai ka shtuar së nuk është e nevojshme të luftohet për këtë çështje me shtetin  malazez.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukaniviq, në emisionin “Jeta në Kosovë”, kreu i Pejës tha së ato janë sinjal i mirë për banorët e të dyja shteteve.

http://kallxo.com/milo-gjukanoviq-per-demarkacionin-kushtezimet-dhe-kerkimfaljen/

“Raporti i fundit që tha Gjukanoviqi ke jashtëzakonisht i favorshëm edhe për qytetarët e Kosovës edhe të Malit të Zi. Domethënë ata nuk kanë pretendime për me marr tokë që nuk ju takon, mirëpo nuk mundet me të dhënë as tokë që është e tyre”, tha Muhaxheri.
Duke folur rreth fakteve të ofruar gjatë takimit me rugovasit, kryetari i Pejës tha së u ofruan dokumente nga banorët së kanë prona të tyre në Bjelluhë.

Ai po ashtu bëri me dije së shumë shpejt do të dalin edhe në terren për ta vizituar kufirin nga afër, për të parë gjendjen faktike.

Edhe javën e kaluar KALLXO.com raportoi për takimin me dyer të mbyllura të kryeministrit Isa Mustafa me struktura të LDK-së në Pejë.

http://kallxo.com/kryeministri-diskuton-me-ldk-ne-e-pejes-per-demarkacionin/

Takimin e sotëm me banorët e Rugovës e ka konfirmuar përmes një komunikate edhe Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

“Kryeministri Isa Mustafa do të vazhdojë konsultimet me të gjitha subjektet e interesuara, drejtuesit e organeve shtetërore puna e të cilave lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi dhe përfaqësuesit politikë të interesuar për të kontribuuar në procesin e sqarimit të të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi”, thuhet po ashtu në komunikatë.