Kryetari i Pejës për vdekjen e Ali Lajçit: Do të kujtohet për kontributin e tij në shërbim të qytetit

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës dhe ish-deputetit, Ali Lajçi.

Muhaxheri ka thënë se Lajçi do të kujtohet për kontributin e tij në shërbim të qytetit dhe për përkushtimin e tij.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e ish Kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajçit. Lajçi do të kujtohet për kontributin e tij në shërbim të qytetit dhe për përkushtimin e tij. Ngushëllime për familjen, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e njohën”- ka shkruar Muhaxheri.

Në moshën 69-vjeçare ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi.

Ali Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Lajçi që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vjet burg. Pas lirimit më 1991 sërish u burgos në vitin 1993 për organizimin e rezistencës së armatosur.

Vdes ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi