Jakup Krasniqi - Arkiv

Krasniqi e Quan Skandal Konferencën e Thaçit

Jakup Krasniqi nga Këshilli Drejtues i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar rëndë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Jakupi komentoi konferencën e sotme për shtyp të ish-bashkëpartiakut të tij përmes një statusi në Facebook

“Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisëNëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale”, shkroi Krasniqi

Ai po ashtu bëri thirrje për veprim nga Prokuroria e Shtetit lidhur me këto deklarata.

“Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin”, përfundoi ai.