Komandantët e AAK-së Mësyjnë Kuvendin

KALLXO.com ka siguruar listën e kandidatëve të AAK-së pjesë e së cilës janë 11 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Listës me komandantët i prinë ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe i vëllai i tij, Dauti, njëri nga tre pjesëtarët e UÇK-së të cilët u filmuan në paraqitjen e parë publike të UÇK-së.

Pjesë e kësaj liste është edhe ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha dhe Bekë Berisha, tash kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Istog.

Përfshirja e listës është shtrirë edhe në zonat tjera të luftës. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Karadakut, Ahmet Isufi, do jetë pjesë e listës e po ashtu edhe eprorët e Zonës së Pashtrikut, Blerim Kuçi dhe Smajl Latifi.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në listën e AAK-së garon daja i Ramush Haradinajt, Lahi Brahimaj dhe njëra nga pjesëtaret e UÇK-së Time Kadriaj. Pjesë e listës janë edhe tre emra që në UÇK kanë shërbyer si doktorë: Ali Berisha, Fitim Selimi e Pal Lekaj.

http://kallxo.com/aak-nis-betejen-me-keta-kandidate/