Zjarr në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit”, Zjarrfikësit dhe Policia në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer në një lokal që gjendet në rrugën “Eqrem Çabej” në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar Zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta fikin zjarrin.

Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia.

Nuk dihen shkaqet e këtij rasti as nëse ka ndonjë të lënduar.