Dy persona të plagosur në fshatin Gjonaj të Prizrenit

Dy persona janë plagosur në një incident që ka ndodhur sonte më 22.05.2024 në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta.

Ai ka thënë së të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Gashi tutje ka thënë se të dyshuarit janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe të njëjtit tashmë janë në kërkim.

“Sot me datë 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre”- ka thënë ai.

Gashi tha se lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të Policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.