Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Kadri Veseli: Çka Nëse i Mbysin? Ku Mbetet Shteti i Kosovës?

Kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se kurrë nuk është ndier më i turpëruar se dje dhe se shkarkimi i shefit të AKI-së dhe Ministrit të Brendshëm nuk mjafton.

“Kurrë nuk kisha besu që ni ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar. Jo prej pafuqisë si institucion, por nga ajo çka po ndodhë në ni shtet që unë kam përgjegjësi. I dorëzuam njerëzit që nuk e dimë ku i kemi çu. Nuk e dimë as qysh kanë me i trajtu. Imagjinoni nëse i mbysin. Ku jetë shteti i Kosovës?”, tha Veseli.

Ai tha se shkarkimi i ministrit Flamur Sefaj e shefit të AKI-së, Driton Gashi nuk mjafton.

“E ata dy që janë shkarku, me të drejtë janë shkarku. Veç nuk është pjesa e fundit e përgjegjësisë. Vetëdijshëm po them, nuk është pjesa e fundit e përgjegjësisë”.

Ai tha se informatën për deportimin e tyre e ka marrë nga familjarët e tyre, duke shtuar se fatkeqësia ishte se e kanë njoftuar vonë dhe nuk ka mundur të bënte më shumë.

“”Në këtë shkollë janë shkollu fmija e bartëve të institucioneve, përfshi këtu edhe të mitë. Terrorizmi, ku shumica e fëmijëve të bartësve të institucioneve shkollohen?”, tha ai.

Veseli tha se u kërkon falje familjarëve që nuk kanë mundur të bëjnë më shumë e përgjegjësi kanë të gjithë.

Gjashtë shtetas turq u arrestuan dje

Shtetasit turq u arrestuan dje, ndërsa më pas u deportuan.

Në Prishtinë dhe aeroport u zhvilluan dje protesta, ndërsa krerët e shtetit thanë se nuk kanë pasur informata.