Kamenica. Foto: Kallxo.com

Ish-kryeinspektori i Kamenicës sot del para gjyqit për zhavorr

Në gjykatën e Gjilanit sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Refik Latifaj, ish shef i inspektoriatit në Kamenicë. Refik Latifaj akuzohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ku dyshohet se ka ndihmuar në forma të ndryshme mbi 6 kompani që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

Për sot është paraparë që të vazhdohet me procedurën e shtjellimit të provave ku me propozim të prokurorit Isuf Sadiku është ftuar për të dëshmuar Nazim Hajrizi-komandant i stacionit policor në Kamenicë.

https://kallxo.com/nderpritet-gjykimi-ndaj-ish-kryeinspektorit-te-komunes-se-kamenices/

Edhe në seancat e kaluara janë dëgjuar katër dëshmitarë të cilët kishin theksuar se mbesin në tërësi pranë deklaratave të tyre të dhëna më parë në Polici, Prokurori e në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.

https://kallxo.com/kater-deshmitare-deshmojne-ne-gjykimin-e-ish-kryeinspektorit-te-komunes-e-kamenices/

Refik Latifaj ishte dënuar më parë me 6 muaj burg nga Gjykata e Gjilanit. Vendimi ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit por pas vërejtjeve të Gjykatës Supreme, ky rast është kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës, përfaqësuar nga Prokurori i shtetit Isuf Sadiku thuhet se Refik Latifaj akuzohet se gjatë periudhës kohore 2013/14 në cilësinë e shefit të Inspektoratit Komunal të Kamenicës në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ndihmuar në forma të ndryshme mbi 6 kompani që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

Aktakuza sqaron se këtë ndihmë Latifaj e ka bërë duke dhënë instruksione për eksploatim ilegal të rërës dhe zhavorrit dhe duke i udhëzuar kompanitë që të pajisen me dokumente fiktive doganore si mbulesë e veprimtarisë së tyre.

https://kallxo.com/shtyhet-gjykimi-kryeinspektorit-te-kamenices/