Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Interesim i Ulët për të Votuar në Komunën e Gjakovës

Deri në orën 15:00 në Gjakovë kanë votuar afër 30 mijë qytetarë.

I bie ta kenë realizuar të drejtën e votës afër 28% prej 114 mijë e 418 votuesve të regjistruar të kësaj komune.

Aktualisht nuk vërehet ndonjë shtim i radhëve para qendrave të votimit.

Sipas prokurorisë nuk ka probleme.

Thonë se nuk është raportuar ndonjë rast i veçantë.

Por sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, janë shënuar më shumë se 300 raste të votimit familjar.

Ndërkohë, në qytet po vërehen takimet më të shpeshta të zyrtarëve të subjekteve politike./21Media