Shpend Ahmeti pas Koalicionit me AAK: Nënkryetari do të jetë i AKR-së

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të bashkëqeverisur në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë arritur marrëveshje me AAK-në edhe për këtë mandat.

“Po, kemi arritur marrëveshje me AAK-në. Pas mbledhjes inauguruese në javën tjetër, do të japim më shumë detaje mbi marrëveshjen”, tha shkurtimisht Ahmeti për KALLXO.com.

Vetëvendosje pas raundit të parë të zgjedhjeve kishte arritur koalicion me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe në marrëveshje kishte qenë që pozita e nënkryetarit të komunës t’i takojë kësaj partie.

Ahmeti tregon se dhe pas marrëveshjes me AAK-në, kjo nuk do të ndryshojë, pasi që pozita e nënkryetarit do t’i takojë AKR-së së Pacollit.

Në balotazhin e 19 nëntorit, AAK nuk ishte rreshtuar me Vetëvendosjen, por me Arban Abrashin e LDK-së.

AAK numëron 5 asamblistë në Komunën e Prishtinës, AKR 4 dhe Vetëvendosje numëron 17, e në total koalicioni qeverisës numëron 26 asamblistë nga 51 sa janë në total. Pra pozita ka 26 asamblistë, opozita me 25.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!