Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla
Ndërron Rezultati në Istog, Prinë LDK me 75 Vota
Nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Istogut, në 63 vendvotime, të cilat KQZ i ka publikuar, del që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota.
Sipas këtyre formularëve, Haki Rugova i LDK-së ka marrë 9 mijë e 901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 9 mijë e 826 vota.
Rrjedhimisht diferenca në favor të Haki Rugovës është për 75 vota.
Dje rezultatet e numërimit preliminar nxjerrin fitues me 52 vota diferencë Gani Dreshajn e AAK-së.
Sipas KQZ-së, numërimi i votave përmes postës; votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, pritet të bëhet gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
http://kallxo.com/rezultati-zyrtar-i-istogut/
Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut votuan dje për kryetarin e tyre.
Në garë ishin Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Votimi i djeshëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.
Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.
http://kallxo.com/te-burgosurit-dhe-zarfet-vendosin-per-istogun/