Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Istogu Fillon të Votojë për Kryetar

Banorët e komunës së Istogut me të drejtë vote sot do të votojnë për udhëheqësin e tyre.

Ata do të zgjedhin mes kryetarit aktual, Haki Rugova, i cili vjen nga radhët e LDK-së, dhe Gani Dreshajt, nga AAK.

Kjo është hera e tretë që ata votojnë për kryetarin e tyre.

Më 22 tetor, ata kanë votuar për herë të parë.

Rugova e Dreshaj morën më së shumti vota dhe u përballën në balotazhin e 19 nëntorit.

Mirëpo, pas ankesave të LDK-së për votat nga jashtë, të cilat e përmbysën rezultatin që ishte në favor të Rugovës, Gjykata Supreme vendosi që balotazhi të përsëritet.

LDK Sfidon Rezultatin e Istogut me Gurë të Varreve të ‘Votuesve’ (FOTO)

Kutitë e votimit janë hapur në ora 08:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Të drejtë vote kanë 49.150 votues, të cilët do të votojnë në 23 qendra votimi me 63 vendvotime.