Foto: RTV 21

Haradinaj në Prekaz Takohet më Rifat Jasharin

Për nder të ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së në kompleksin memorial në Prekaz kanë filluar homazhet nga qytetarë dhe personalitete të jetës politike.

Mëngjesin e sotëm homazhe në Prekaz bëri Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Pas homazheve, kryeministri ka qëndruar në kullën e Jasharajve, ku u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari./21Media