Foto: Facebook/Ramush Haradinaj

Haradinaj në homazhe tek Rugova dhe vizitë familjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e po ashtu ka vizituar familjen e tij.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në Facebook.

Image may contain: 12 people, people smiling, people standing, suit and indoor