Albin Kurti, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kurti sot me homazhe në Kaçanik dhe Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë homazhe sot më 09.04.2024 në Kaçanik dhe në Gjakovë.

Në ora 09:00, Kurti pritet të bëjë homazhe dhe të vendosë kurora me lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.

Më pas kryeministri do të marrë pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2024.

Në ora 11:00h do të bëjë homazhe, ndërsa në 12:00h shënohet fillimi i manifestimit tek Kompleksi Memorial në Koshare në komunën e Gjakovës.