Kurti bën homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova

Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Ai, së bashku me presidenten, Vjosa Osmani kanë bërë sot homazhe tek varri i Rugovës në Velani.

“Sot në 18 vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezidencës së vjetër. Si shkrimtar shqiptar dhe si kritik letrar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallë kush ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore në vitet e 90’ta” – deklaroi para gazetarëve kryeministri Kurti.

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006.