Arkiv Fotografi nga takimi mes Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, Foto: ZKM

Haradinaj: Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane ndaj Kosovës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dhënë dorëheqje nga Partia e saj Demokristiane.

Për kancelaren Merkel, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ajo gjithnjë ka treguar guxim dhe vizion.

“Lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe europiane ndaj Kosovës. Për 18 vite sa udhëhoqi me CDU-në, Merkel tregoi guxim e vizion për një Europë te fuqishme ekonomikisht dhe në partneritet strategjik me ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ai tutje ka shtuar se lidershipi i fuqishëm i Merkel i ka dhënë Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe rrugën tonë evropiane.

Haradinaj pasardhëses së Merkel, Annegret Kramp- Karrenbauer i ka uruar suksese për të vazhduar udhëheqjen e CDU-së.

Merkel u zgjodh kancelare për herë të parë në vitin 2005 dhe nuk do të rikandidojë pas vitit 2021.

Në fjalimin e saj të premten, Merkel paralajmëroi për sfida të ashpra përpara, përfshirë ndryshimet klimatike, ruajtjen e unitetit evropian dhe përballimin e Brexit-it apo të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Nuk kam nevojë të jem kryetare e partisë për të mbetur e lidhur me këtë parti. Dhe, unë jam ende kancelare”, tha Merkel.

Ajo e ka paralajmëruar që disa javë dorëheqjen nga partia, pas performancës së dobët të Demokrtistianëve në zgjedhjet e disa landeve gjermane.

https://kallxo.com/merkel-mban-fjalimin-lamtumires-per-partine-e-saj/