Foto: ZKM

Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri duhet të forcohen edhe më shumë  

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me delegacionin e partive opozitare nga Shqipëria të kryesuar nga Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule tha se vendi është gjithmonë mirënjohës ndaj Shqipërisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm, pavarësisht orientimeve partiake. U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në çdo etapë të zhvillimit të saj”, tha Haradinaj dhe shtoi se tani është me rëndësi bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet tona.

Ndërkaq, delegacioni i partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane e falënderuan Haradinajn për mikpritjen e sotme, duke shtuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës.