Arkiv - Vendi ku u vra Oliver Ivanoviq | Foto: KALLXO.com

Haradinaj flet për hetimet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti Slobodan Petroviq e pyeti kryeministrin, Ramush Haradinaj, se ku janë hetimet dhe çka po ndodhë me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Haradinaj tha se shumë aspekte të hetimeve nuk ka të drejtë t’i sjellë në parlament, por tha se hetimet janë shumë intensive.

“.. nuk është përjashtuar asnjë pistë, mirëpo mbetemi të vendosur që e vërteta rreth këtij rasti të nxerret në dritë. Mund të ndodhë që zbardhja e këtij rasti nuk është e mundshme pa hetime edhe në Serbi.  Zbardhja e rastit të Ivanoviq është interes për Kosovën.  Në Kosovë askush nuk po mungon në punë…”, tha Haradinaj.

Ai tha se sa i përket palës kosovare, gjithçka po bëhet dhe se Kosova po e bënë punën e saj për zbardhjen e rastit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.