Gërmime afër autostradës, Ministria ia ndal kompanisë punimet

Gërmime të dheut të cilat ishin duke u zhvilluar nga një kompani në afërsi të autostradës ‘Arbën Xhaferi’ në fshatin Gërlice – Ferizaj janë ndaluar nga Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Kjo pasi që punime të tillë nuk janë të lejuara për shkak të rrezikshmërisë që mund të kanosen nga afërsia me rrugën.

Sipas disa fotografive të siguruara nga KALLXO.com shihen makineritë edhe autostrada.

Lidhur më rastin, KALLXO.com ka kontaktuar më Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, të cilët e kanë konfirmuar së punimet janë ndaluar.

“Inspektorati i MIT, i ka ndalu punimet, për shkak se janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, ka thënë zyra e MIT-së.

Këto janë fotografitë nga vendi ku po u zhvilloheshin gërmimet.