Foto: Ilustrim Armët e konfiskuar nga Policia e Kosovës- Foto: PK

Fushë Kosovë - Arrestohet pasi ju gjetën në shtëpi armë e municione ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit se në Fushë Kosovë, të enjten, gjatë një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur tri armë.

Një revole TT me tetë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, një kallashnikov me 31 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 13 fishekë janë konfiskuar nga shtëpia e të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.