Ilustrim

Kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policët gjatë seancës, arrrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se gjatë seancës gjyqësore i ka fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur më 23.04.2024 në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë.

Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.