array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Drenushë Ramadani

Drenushë Ramadani

Drenushe Ramadani është gazetare hulumtuese në KALLXO.com prej korrikut të vitit 2018.

Ajo ka arritur titullin Bachelor në degën “Gjuhë dhe Letërsi shqipe” në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, ndërsa momentalisht është duke vazhduar studimet postdiplomike- master në Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” – drejtimi Gjuhë Shqipe. Dëshira e madhe që të punojë në fushën e medies e ka shtyrë që me shumë pasion të regjistrojë edhe Fakultetin e Komunikimit Masiv- Gazetari si fakultet të dytë, në Kolegjin AAB.

Para se t’i bashkohet ekipit të BIRN Kosova, ka punuar në portalin informativ “Gazeta Observer”, për tetë muaj.

Fushat, në të cilat Drenusha ka treguar interesim janë temat dhe hulumtimet sociale, fushën e ambientit, qeverisjen lokale, prokurimin publik, reportazhet duke mos anashkaluar edhe çështjet që i raporton në kuadër të lajmeve ditore.

Drenusha është fituese e çmimit të tretë të Ambientit me storien “A po rrezikojnë hidrocentralet zhdukjen e rrjedhave të lumenjve?”, çmim ky i themeluar nga organizata ÇOHU në kuadër të koalicionit Pro OPEN për mbështetjen e gazetarisë së shkruar në fushën e mbrojtjes së ambientit.