Ilustrim

Një 56-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë

Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur më 26.04.2024 në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës, Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima ka vdekur.

Tutje është thënë se aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat rreth rastit.