Foto: Kallxo.com

FOTO: Serbët protestojnë në Rudare të Zveçanit

Një grup i serbëve të veriut të Kosovës kanë bllokuar magjistralen që çon drejt pikës kufitare në Jarinjë në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e taksës prej 100 % ndaj produkteve serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Duke iu drejtuar masës së të tubuarve, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e vlerësoi të rëndë situatën në veri.

“Situata është shumë e rëndë”, tha ai para protestuesve.

“Nga Presidenti (i Serbisë Aleksandar Vuçiq) presim mbështetje sepse shtet tjetër nuk kemi. Presim mbështetje në çdo kuptim të fjalës”, tha ai duke iu referuar takimit të djeshëm në Beograd me Vuçiqin.

KALLXO.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes:

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

 

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com