FOTO: Mbyllet me epërsinë e Kosovës pjesa e parë e ndeshjes me Maltën

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtareve të Kosovës dhe Maltës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e kanë mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë, me golin e shënuar nga Benjamin Kololli në minutën ’31.

Kosova gjatë pjesës së parë ka mundur t’i shënojë edhe 3-4 gola me Vedat Muriqin dhe Edon Zhegrovën.

Ndërsa, Malta në pjesën e parë e ka pasur vetëm një goditje të lehtë në drejtim të portës së Kosovës.