Jurgen Klopp vendos të largohet nga Liverpool në fund të sezonit

Trajneri i skuadrës së futbollit “Liverpool F.C” të Premier Ligës angleze, Jurgen Klopp ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi “Liverpool F.C”.

Klopp do të largohet nga Liverpool-i pas tetë vjet e gjysmë si pjesë e këtij klubi.

Përveç Kloppit, nga ky klub do largohen edhe dy asistentë menaxherët Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz e po ashtu edhe trajneri i zhvillimit elitar Vitor Matos.

ME Kloppin, Liverpool-i fitoi Uefa Champions League, Premier League, FIFA Club World Cup, FA Cup, League Cup and UEFA Super Cup, si dhe FA Community Shield.