(VIDEO) Vajzat kosovare në hendboll kualifikohen në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, janë kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Kinë.

Vajzat kosovare u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbeksitanit.

Kosova mundi në finale Nigerinë me rezultat 22:16.

“Është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve. Po ashtu të Hendbollit U-21” – ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës më 03.03.2024