Emërohen Sekretarët e Përgjithshëm në dy Ministri

Arton Berisha dhe Xhelil Bekteshi janë dy sekretarë e rinj të përgjithshëm të emëruar në ministritë e qeverisë së Kosovës.

Kabineti i ministrave miratoi sot propozimin që Arton Berisha të emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike ndërsa Xhelil Bekteshi në atë të Infrastrukturës.

Në mbledhje u miratua edhe propozim-vendimi për sigurimin e buxhetit për angazhimin e ekspertëve për studime rasti lidhur me përvojat ndërkombëtare, në rastet e ngjashme me Ndërmarrjen “Trepça” në shumë prej 15.000 euro, mjete këto qe do të merren nga rezervat e qeverisë.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë edhe informimi i kabinetit qeveritar për rezultatet e takimeve të dialogut të Stabilizim- Asocimit për drejtësi, liri siguri dhe inovacion, kapital njerëzor, politika sociale dhe shoqëri informative.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, informoi kabinetin për dy takimet e para të mbajtura në Prishtinë muajin janar, nga shtatë takimet sektoriale sa janë gjithsej të parapara të zhvillohen këtë vit.

“Me saktësi mund t’ju konfirmoj se nga tetë rekomandimet, gjashtë prej tyre janë plotësuar në tërësi, ndërsa dy nga to për shkak të vetë natyrës janë në proces të plotësimit të plotë”.

Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe “tjetra është krejtësisht teknike që nuk ka qenë asnjëherë kriter por është future si rekomandim në raportin e fundit”, vendosja në një ndërtesë permanente e Avokatit të Popullit.

“Presim që vendimi i Qeverisë së Kosovës, i cili përmes MAP është përcjelle tek Gjykata Kushtetuese të zbatohet gujatë ditëve dhe javëve ne vijim. Ne po  presim që një gjë e tillë patjetër të ndodhë gjatë javëve në vazhdim, aq më tepër kur e kemi parasysh që një pjesë stafit mbështetës punon në kontejner dhe do të ishte mirë që anëtarët  GJK-së të kenë parasysh edhe mirëqenien dhe kushtet e punës të stafit mbështetës”.

Çollaku tha se pritet vlerësim pozitiv nga KE-ja për liberalizmin e vizave, ndërsa pas këtij vlerësimi do të pasojë edhe vizita e komisionarit Avramopulos, e cila, sipas tij pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.