EKSKLUZIVE: Intervistë me ish-drejtorin e AKP-së, Ekrem Hajdari

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari flet ekskluzivisht për emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Sonte, përballë Jeta Xharrës, Hajdari tregon se si erdhi deri te shkarkimi i tij dhe cilat sipas tij janë presionet që i bënë për t’u dorëhequr.

Bordi i AKP-së më 26 tetor votoi mocionin për shkarkimin e Hajdarit, ndërsa pas kësaj pasoi dorëheqja e kryetarit të këtij bordi, Petrit Gashi.

Në këtë intervistë, Hajdari komenton edhe punësimet e avancimet me lidhje politike në AKP.

Pas intervistës transmetohet debati me kandidatët për zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Kandidatët debatojnë për përdorimin e flamurit shqiptar në Serbi, furnizimin e nxënësve me libra shqip dhe përfaqësimin gjinor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet çdo të enjte Të enjten në RTK, nga ora 20:15.