Digjet Autobusi në Parkun e Gërmisë

Xhirimin e djegies së këtij autobusi e ka dërguar në KALLXO.com një qytetar.

Autobusi është i linjës numër katër.

Djegia ka ndodhur pas orës gjashtë të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Djegien e autobusit e konfirmoi për KALLXO.com edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se dyshohet që djegia ndodhi për shkak të një defekti teknik të këtij mjeti.

“Rasti ka ndodhur në Rrugën ‘Shpëtim Robaj’, afër një restoranti. Dyshohet se nga një defekt teknik është djegur pjesa motorike e autobusit në të cilin kanë qenë rreth 40 persona. Nuk ka asnjë person të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin,” tha Florie Ahmeti.

Autobusët e “Trafikut Urban” në Prishtinë janë mjaft të vjetër, ndërsa që më tepër se një vit zvarritet blerja e 51 autobusëve të rinj nga një kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.

http://kallxo.com/qeveria-con-autobuset-ne-zyre-te-thacit/

KALLXO.com kishte raportuar në janar të këtij viti edhe për tymin në një autobus që bartte punëtorë të KEK-ut.

http://kallxo.com/tym-ne-autobusin-me-punetore-te-kek-ut/