Ilustrim

Sulmoi fizikisht policët në Prishtinë - arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë më 19.05.2024.

Rasti ndodhi derisa zyrtarët policorë po merreshin me një rast.

Sulmuesi u arrestua dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Rasti u cilësua si “sulm ndaj personit zyrtar”.