Ilustrim

Prishtinë, dyshohen për shpërthimin e një granate, dy persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

Pas një pune intensive hetimore, Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dy persona, të cilët dyshohen për veprën penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti, shpërthim i një granate, ka ndodhur me datën 12.04.2024 në rrugën “Zekerija Cana” në Prishtinë.

“Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve”- thuhet në njoftim.

Policia thotë se pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit.