Foto: KALLXO.com

Drejtori Fushtica: Dyshohet se skelet ranë si pasojë e erës së fortë

Skelet që u rrëzuan sot në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.

Kështu tha drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili shtoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura.

“Dyshimet janë që për shkak të erës së fortë. Policia është këtu me urdhër të prokurorit, edhe Zjarrfikësit. Jemi duke u marrë me rast të gjithë” – tha Fushtica nga vendi i ngjarjes.

Edhe inspektorët e ndërtimit dhe të emergjencës janë në vendin e ngjarjes, siç tregoi drejtori.

“Do t’i lëmë ta kryejnë punën e tyre në ditët në vijim. Do të fillojë pastrimi i vendit të ngjarjes” – shtoi ai.