Presidenti Thaçi vendos buqetë lulesh te shtatorja e dëshmorit Ismail Luma - Foto: Facebook

Dëshmori Ismail Luma Dekorohet me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se dje ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorin Ismail Luma, i cili, sipas tij, me armën e tij kishte dhënë alarmin për sulmin dinak të forcave serbe mbi fshatin Reçak.

“Ai kishte rënë me armë në dorë në altarin e lirisë, duke paralajmëruar bashkëluftëtarët për betejën e përgjakshme”, ka shkruar sot presidenti në profilin e tij në “Facebook”.

Presidenti Thaçi ka treguar se dje është përuruar edhe shtatorja e heroit në shkollën që mban emrin e tij në Lipjan.

“Ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar dhe demokratike është amanet i heronjve dhe dëshmorëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Më 15 janar të vitit 1999, forca policore e paraushtarake serbe kishin nisur një aksion kundër fshatit Reçak, ku kanë vrarë 45 civilë.

Dje, presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së William Walker në Kompleksin Memorial të Reçakut.

Ish-shefi i Misionit të OSBE-së i kishte bërë të ditur botës masakrën e llahtarshme të kryer nga forcat serbe.

http://kallxo.com/william-walker-shpetimtari-ne-bronx/