Lumnije Thaçi

Deputetja e Uron Lumnije Thaçin për Pozitën e Prodekanes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu, e ka uruar Zonjën e Parë, Lumnije Thaçin për pozitën e Prodekanes në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës.

Sipas deputetes, ata që padrejtësisht gjykuan këtë vendim, nuk e njohin zonjën e parë.

“Uroj që të gjithë profesorët, prodekanët, dekanët e rektorët e universiteteve të Kosovës të jenë të përgatitur, të përkushtuar dhe të ndershëm siç jeni Ju! Ata që vërtetë të njohin, të vlerësojnë lartë dhe i janë gëzuar lajmit për ardhjen tënde në pozitën e Prodekanes! Ata që shajnë, shpifin dhe padrejtësisht të gjykojnë, jam e bindur qe s’të njohin dhe s’do të mund të njohin asnjëherë! Urime të priftë e mbara”, ka shkruar Musliu në Facebook.

KALLXO.com kishte raportuar dje për emërimin e Limnije Thaçit në këtë pozitë.

http://kallxo.com/lumnije-thaci-emerohet-prodekane-ne-universitetin-e-mitrovices/