Foto: SKV

Arrestohen 7 Studentë Protestuan Kundër Prodekanes Lumnije Thaçi

Lëvizja Studentore për Barazi- “STUDIM KRITIKË VEPRIM” në Universitetin e Mitrovicës ka organizuar sot një aksion në lidhje me emërimin e zonjës së parë të shtetit, Lumnije Thaçit prodekane në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Sipas kësaj lëvizjeje, gjatë aksionit ka ndërhyrë Policia e Kosovës ku edhe janë lënduar dhe arrestuar disa aktivistë.

“Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”. Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotsjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci të cilët u shoqëruan në spitalin rajonal. Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëm i arrestoi disa prej tyre”, thuhet në komunikatën e organizatës studentorë SKV

Kjo organizatë kë dënuar dhunën e përdorur ndaj aktivistëve dhe ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Sipas SKV-së të arrestuarit janë Rejhan Fejza, Dren Gashi, Fatlum Murseli, Shkëlqim Salihu, Enis Shartari, Arbër Zeneli dhe Egzon Mehmeti.

Gruaja e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi është emëruar prodekane në Universitetin Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”

KALLXO.com ka shkruar për emërimin e saj.

http://kallxo.com/lumnije-thaci-emerohet-prodekane-ne-universitetin-e-mitrovices/