Deputetët e NISMA-s Hynë në Sallë

Grupi i deputetëve të NISMA për Kosovën kanë hyrë tashmë në sallën e Kuvendit ndërsa deputetët e partnerëve të tyre në koalicion, PDK e AAK, ende janë në konsultime.

Në seancën e sotme pritet të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve dhe të votohet për kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Kjo seancë do të drejtohet nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Adem Mikullovci i Vetëvendosjes, dhe deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së.