Sylejman Hoxha | Foto KALLXO.com

Dënohet Drejtori

Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren e dënoi Hoxhëm me 1 vit e 6 muaj burg me kusht.

Dënimin drejtorit komunal ia shqiptoi kryetari i trupit gjykues Skender Çoçaj.

Hoxha nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse brenda dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale.

Hoxhës gjykata i shqiptoi edhe dënim plotësues- ndalim të ushtrimit të detyrës së drejtorit në ndonjë drejtori të Komunës së Suharekës për një vit.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, paralajmëroi ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

Prokuroria akuzon Sylejman Hoxhën se më 12 mars të vitit 2014 tejkaloi kompetencat e tij duke shkelur me dashje ligjin me qëllimin që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e dobisë pasurore.

Këtë sipas aktakuzës Hoxha e kishte bërë duke lidhur kontratë me ndërmarrjen “Unicom” për dhënien e tokës së komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira që kjo ndërmarrje të vendosë në këtë tokë mjetet e veta të punës.

Pronari i kompanisë “Unicom” Muharrem Elshani në një proces tjetër gjyqësor është i akuzuar për keqpërdorim detyre bashkë me katër zyrtarë të Komunës së Suharekës.

http://kallxo.com/prokurori-nuk-u-dorezon-provat-zyrtareve-te-suharekes/