Tentim vrasje në Dragash

E kaluara kriminale e të dyshuarit për tentim vrasje të ish-vjehrrit në Dragash

Një 31-vjeçar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se me armë zjarri tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, K.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Gjykata Themelore në Prizren, të cilat tregojnë se i dyshuari ka një të kaluar kriminale me gjithsej katër raste aktive e katër të tjera në të cilat e ka shfrytëzuar të drejtës për shlyerje.

Këto të dhëna tregojnë se i dyshuari për vrasje në tentativë që ndodhi të premten më 26.04.2024 ka edhe katër vepra të ndryshme të tjera penale.

Të dhënat tregojnë se O.M. ka një rast aktiv për “Mospërfillje të Gjykatës”, e që ka të bëjë me mos respektimin i vendimit gjyqësor nga zgjidhja e martesës, pra mos përmbushje e obligimit për alimentacion.

Po ashtu, i njëjti ka një aktakuzën për “Kanosja” ndaj të dëmtuarit, ish-vjehrrit K.Q., i cili është plagosur sot.

Gjykata tha se aktakuza është pranuar me datë 06.04.2024, ndërsa rast kishte ndodhur me datë 20.01.2024.

I dyshuari po ashtu ka një aktakuzë për vepër penale të narkotikëve, e edhe një tjetër për veprën penale keqpërdorim i besimit.

Në këtë të fundit, për 31-vjeçarin thuhet se gjatë vitit 2022 – 2023, akuzohet se ka përvetësuar para nga biznesi ku punonte.

Prokuroria Themelore Prizren ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve 31-vjeçarin O.M., i cili po dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç është thënë në njoftim Prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

KALLXO.com raportoi më herët detaje lidhur me këtë rast të cilat mund t’i gjeni KËTU.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari që tentoi të vrasë ish vjehrrin në Dragash