Deklaratë e fuqishme e ambasadorit britanik pas fitores së Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar pas fitores bindëse të kombëtares së Kosovës ndaj Azerbajxhanit.

Kosova mposhti sonte Azerbajxhanin me rezultat 4 me 0.

Kjo ndeshje ishte e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Pas kësaj fitoreje Kosova kryeson grupin me 14 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9.

Pas ndeshjes së sontme, ambasadori O’Connell ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se ëndërr e tij është të bëjë për vendin e tij 1% të asaj që ka bërë Fadil Vokrri dhe Driton Kuka për Kosovën.