Haradinaj pret që Britania të mbetet kundër ndryshimit të kufijve

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj pritur në një takim përshëndetës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur së e ka falënderuar ambasadorin britanik për shërbimin dhe ndihmesën e tij për gjatë viteve në Kosovë.

“E falënderova ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.

Më tutje, ai ka shkruar së beson që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan.

“Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurt për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, ka shtuar kryeministri në dorëheqje.

O’Connell në vazhdën e takimeve përshëndetëse me zyrtarë të lartë të vendit, gjatë javës së kaluar nga takimi me ministren në dorëheqje të Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kishte përgënjështuar komunikatën e publikuar nga kjo ministri.

Më vonë, Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e pranojë ‘gabimin’ duke shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte ‘shabllon’ i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasadori O’Connell demanton ministrinë e Dhurata Hoxhës

h