Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla

Ish-ambasadori britanik: Toni Kuka fitoi më shumë medalje të arta se mbi 60 shtete

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar pasi xhudistet kosovare fituan dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ruairi O’Connell tha se Toni Kuka, trajneri i ekipit të xhudistëve nga Kosova, fitoi më shumë medalje të arta se mbi 60 shtete.

“Toni Kuka ka fituar më shumë medalje të arta sesa Afganistani, Barbadosi, Bermuda, Qipro, Xhibuti, Eritrea, Gaboni, Gana, Guatemala, Guajana, Haiti, Islanda, Iraku, Kuvajti, Kirgiztani, Libani, Lihtenshtajni, Malajzia, Mauritiusi, Moldavia, Mali i Zi , Namibia, Niger, Maqedonia e Veriut, Paraguai, Filipinet, Katari, Arabia Saudite, Samoa, Senegal, Sri Lanka, Sudan, Tanzania, Togo, Tonga, Ishujt e Virgjër, Zambia, Burundi, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Fixhi, Grenada, Hong Kongu, Izraeli, Jordania, Luksemburgu, Mozambiku, Panama, Peruja, Porto Riko, Singapori, Surinami, Siria, Taxhikistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami, Armenia, Bahreini, Kili, Mongolia, Trinidad dhe Tobago, Uganda dhe Venezuela”, tha O’Connell në rrjetin social Facebook.

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Nora i ka sjellë Kosovës medaljen e dytë olimpike të artë nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.