Ministri Gashi priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë,  Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në.

Sipas një komunikate për media lëshuar nga MKRS, ministri Gashi fillimisht e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore.

“Gjatë këtij takimi, ministri Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë rast ministri i shprehu mirënjohje të përzemërt Ambasadorit O’Connell. Nga ana e tij, Ambasadori O’Connell theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me MKRS-në në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e MKRS për takimin Gashi- O’Connelll.