Daut Haradinaj: Territori i Kosovës nuk guxon të negociohet

Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj tha se do të jap votën pro ekipit negociator. Sipas tij kujdes duhet të kenë me çështjen e teritorit të Kosovës, sipas tij nuk duhet të bisedohet për këtë cështje.

“Du me bo të qartë që do ta jap votën për ekipin negociator dhe kusht i vetëm është që me asnjë variantë nuk guxon të jetë në tavolinë pjesë e diskutimeve teritori i Republikës së Kosovës që është shpallë me 17 shkurt, e kanë besimin tim dhe e përsërit nëse bëhen lojëra këtu kemi me ardh me mar jo besimin” tha Haradinaj

Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë. Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.