Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Baxhaku: Të Mos Politizohet Çështja e Sigurimeve

Deputeti Hatim Baxhaku që në interpelancën e Kryeministrit Mustafa për përgjegjësinë rreth sigurimeve shëndetësore foli në emër të LDK-së, kërkoi që çështja e sigurimeve të tilla të mos politizohet.

“LDK s’ka asgjë kundër debateve nëse ato janë konstruktive, por është kundër politizimit të çështjes dhe kundër tendencës për të përfituar politikisht e për të krijuar huti,” tha Baxhaku.

Ai pranoi se në shëndetësi ka probleme.

“Ne jemi për të debatuar nëse kjo don të jetë vetëm debat për të kontribuar në gjendjen e shëndetësisë për çka pranojmë se ka probleme,” tha Baxhaku.

Ai konstatoi se funksionimi i fondit të sigurimeve shëndetësore nuk është vetëm çështje e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Funksionalizimi i fondit nuk lidhet direkt me Ministrinë e Shëndetësisë. Janë edhe shumë ministri e agjenci të tjera dhe për këtë arsye është dashur të bëhen shumë punë të cilat kanë shkaktuar edhe vonesë,” tha Baxhaku.