Banorët e lagjes së Prishtinës në hall nga ujërat e zeza (VIDEO)

Në lagjen “Kalabria” (ish “Emshiri”) në Prishtinë mijëra banorë janë në hall me rrjedhën e kanalizimit dhe kundërmimin e tij- kurse Komuna e Prishtinës hesht.

Për të shkuar deri në banesë apo shtëpi, atyre u duhet të kalojnë nga përroska e cila kundërmon erë të  padurueshme. Por nuk është vetëm ky problem, që i preokupon banorët e kësaj lagjeje, atyre shpeshherë u ka rënë që të “takojnë” edhe minj të mëdhenj.

Në komunën e Prishtinës me gjithë insistimin tonë nuk dëshiruan të flasin për këtë çështje.

Ndiqeni videon: