Avokati i Popullit alarmon për katastrofë në deponinë e mbeturinave në Mirash

Vendi në komunën e Obiliqit që grumbullon çerekun e mbeturinave të të gjithë Kosovës po ‘vlon’ nga keqmenaxhimet sipas Avokatit të Popullit.

Hilmi Jashari, në përcjellje të emisionit ‘Jeta në Kosovë’, vizitoi deponinë e mbeturinave në Mirash për të cilën tha se ka devijuar nga projekti fillestar i saj.

“Kur bisedohet për deponinë e bërllokut është e pamundur të bëhet vlerësimi pa dalë në terren. Në dokumentacionet që kemi shqyrtu vërehet që ka një mospërputhje në mes të projekteve fillestare që kanë qenë për deponinë dhe gjendjes reale që është në teren këtu”, tha Jashari.

Sipas tij, elemente të keqmenaxhimit të kësaj deponie mund të shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve përreth dhe për ambientin në përgjithësi.

“Janë kushte të caktuara se çfarë materiali do të duhej të deponohej këtu dhe mbi të gjitha është rreziku i asaj që është menduar qysh në fillim, do duhej të jetë e sigurt për njerëz që jetojnë në këtë rajon dhe njerëzit që eventualisht munden me pasë qasje këtu”, tha ai.

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: