FOTO: KALLXO.com

Ambasadori britanik në Mitrovicë, bën thirrje për zvogëlim të tensioneve

Mitrovica Jugore dhe ajo Veriore ishin destinacion i vizitës së Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Pas vizitës ai foli për përshtypjet në lidhje me situaten aktuale .

Ai tha se qytetarët e kësaj pjese duhet të kontribuojnë për zvogëlimet e tensioneve.

“Çdo njeri dhe individ mund të jap kontributin e tij për paqe në Kosovë duke krijuar marrëdhëniet në mes njerzëve, njerzit në veri dhe jugun e Mitrovicës …e di që njerëzit ndjehen të tensionuar por mendoj që nuk ka arsye për të fryrë këto tensionet në fakt është shumë e rëndësishme që qytetarët të bëjnë qmos për të zvogluar tensionet edhe për të krijuar hapësirën që të flasin me njëri tjetrin”, tha O’Connell.